• |
ide | kryesore

Video/ Tirana nuk fiton dot as me 10 lojtarë: Rabiu u përjashtua në të 15′, Skënderbeu humb penallti

Sport, Video
Rabiu



Në lojë një vend në Final Four, por fitoren nuk e mori dot as Skënderbeu e as Tirana, për të përfituar nga barazimi i Dinamos një ditë më parë. Skënderbeu dhe Tirana barazuan 0-0, me korçarët që luajtën për më shumë se 75 minuta me 10 lojtarë. Rabiu mori kartonin e kuq në minutën e 15′, por Tirana ishte e paaftë të përfitonte. Madje korçarët qajnë penalltinë e humbur nga Liço.

Video/ Kartoni i kuq i Rabiut

Një ndeshje që u kondicionua nga kartoni i kuq i marrë nga Rabiu në minutën e 15′. Një avantazh për Tiranën, që Gvozdenovic e neutralizoi me shumë inteligjencë, madje duke qenë skuadra e tij që shkoi më pranë fitores. Në minutën e 29, në zhvillimet e një goditje këndi, Deliu preku topin me dorë, duke shkaktuar penallti. Liço mori përsipër përgjegjësinë, por Kozi isht vendimtar, duke mbajtur të tijtë në lojë.

Video/ Penalltia e humbur nga Liço

Një asist që Tirana nuk e shfrytëzoi, edhe pse në pjesën e dytë u shty përpara, duke marrë mesin e fushës e duke tentuar të thyente Alian. Haxhiu, Deliu e Jonuzi tentuan pa sukses. Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 69’, në pasimin nga e majta për Abazajn i cili gaboi në mënyrë të pabesueshme duke goditur mbi traversë nga fare pranë.

Në fund, invazioni drejt portës së Alias nuk solli asnjë rezultat. Skënderbeu mbetet 2 pikë larg vendit të katërt e Tirana një pikë pas tyre. Objektivi është krejtësisht i arritshëm, por javët shkurtohen: kanë mbetur edhe gjashtë deri në fund.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *