• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës nuk jep leje për protestën e opozitës

Lajme, Të fundit

Policia e Tiranës i ka refuzuar lejen opozitës për të protestuar nesër përpara kryeministrisë Partisë Demokratike. Report Tv raporton se leja është refuzuar me të njëjtat argumente si për protestën e 16 shkurtit.

Në kërkesën e saj PD thoshte se do të tubohej përpara kryeministrisë në orën 11:00 ndërsa nuk jepte një afat për përfundimin e tubimit. Policia ka kthyer përgjigje me argumentin që të specifikohet orari se kur do të mbyllet tubimi. Për këtë ka lënë si afat orën 24:00 të së shtunës.

Sipas të njëjtave burime një tjetër problem në kërkesën e dorëzuar nga PD-ja është edhe vendi i tubimit. PD ka kërkuar leje për protestën në 4 rrugët që rrethojnë Kryeministrinë dhe që përfshijnë: Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lulishtja te Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.

Por policia e Tiranës ka refuzuar lejen në koordinatat e kërkuara nga PD-ja me argumentin se hapësira tek “Lulishtja tek Piramida” dhe te rruga “Ismail Qemali” do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës.

Gjithsesi, edhe pse policia mund ta refuzojë kërkesën e opozitës për të protestuar, kjo e fundit nuk do bëjë hapa pas dhe do të protestojë. Nga ana e saj edhe policia thotë se është përgatitur për tubimin nesër. Lapsi.al mësoi se do të jenë 1200 efektivë të policisë që do të angazhohen në protestë. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu