• |
ide | kryesore

Protesta/ 33 persona nën hetim nga policia, mes tyre edhe Gazment Bardhi

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi se ka proceduar 33 persona per aktet e dhunës në protestën para parlamentit, mes tyre dhe sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

 “Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën”, deklaron policia.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit: K. R., 19 vjeç; G. B., 41 vjeç; E. B., 33 vjeç; A. S., 33 vjeç; P. D., 35 vjeç; F. RR., 40 vjeç; E. B., 31 vjeç; D. B., 22 vjeç; E. B., 37 vjeç; J. S., 21 vjeç; Q. Gj., 24 vjeç; K. K., 19 vjeç; A. B., 33 vjeç; F. Z., 20 vjeç.

Policia thotë se po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.



8 Comments

  1. I then cunave te dalin sa me shume ne protest se marrin Azil me kollaj be suedi dhe germani ! Po te kete leter policie aq me mire!

  2. O qebesira te policise, shikoni ç’far behet ne Paris ,atje po, ka dhune jo ketu o, mij kanalesh si kryedoçi i juaj!j Pse arrestoni njerez kot o burrece!! por….. vazhdoni se kupa po mbushet dhe vetem ne shkofshi atje ku keni dale , se do pergjigjenei nje per nje, o muter!!!

  3. E shihni cfare moshe kane? Jane te rinj. Ne moshen me te mire per te cveshur ca police pleq barkderra te rilindjes (dmth te partise se punes). Sa me shume te perpiqet Sander komunisti te persekutoje te rinj, aq me shpejt do kerkoje azil Sandri me shoket e tij te partise. Edi eshte frikacak se i dhimbset pasuria perrallore qe ka bere si hajtdut qe nga viti 2000. Ndaj lufton me budallenj si Sandri e polica partie per jete a vdekje. Por e kemi pare shpesh ne histori se populli fiton gjithmone. Dhe Rama do bjere, do bjere ne nje humnere qe as ai se di sa e thelle eshte. Dhe pas renies se tij, duhen shakterruat oligarket qe ja moren frymen bizneseve te vogla. Atehere do kemi vertet liri ne biznes dhe me shume punesime.

  4. Te jesh ne bllok, e te keshe kete kapacitet idioti, ti qofsh mbase je ndonje shites droge, e te duhen ca pare, , vazhdo e komento. Per kte Interisti, kundeshtar i Juves se padronit, ky eshte ndonji roje banjosh, se e paska grushtin e rende, po bjeri me mire psikopatit qe te ka lene gjysmak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *