• |
ide | kryesore

Këlcyrë, banorët kallëzojnë në Prokurori kryetarin e bashkisë

Lajme, Të fundit



Banorët e Këlcyrës që preken nga projekti për rijetëzimin e pedonales kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përmetit kryetarin e bashkisë, Klement Ndoni. Ata pretendojnë se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën  pasi  ka urdhëruar  kryerjen e punimeve në fjalë pa projekt, pa miratimin e Këshillit Bashkiak si dhe pa asnjë leje ndërtimi përkatëse të lëshuar nga organet kompetente.

Sipas banorëve ky projekt nuk ka patur asnjë dokumentacion ligjor shoqërues apo justifikues, por është dhënë vetëm pëlqimi gojarisht prej kryetarit të bashkisë, ndërkohë që sipas tyre po keqpërdoret për interesa private dhe në funksion të betejës poltike në vend.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni pretendon se procedurat e zbatimit të këtij projekti janë kryer në përputhje të plotë me ligjin. Sipas tij Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka zhvilluar të gjithë procesin e ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi, lidhur me shpronësimin publik të objekteve që preken nga  realizimi i projektit në fjalë. 10 ditë më parë qytetarët e Këlcyrës dolën në protëstë për të ndaluar prishjen e banesave të tyre dhe realizimin e projektit të bashksisë.



1 Comment

  1. Po normalisht duhet te vjedhe leke nga kelcyrjotet se duhet te sponsorizoje ate dashnoren e tij me mesatare 5 qe e dergoi per studime ne Amerike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *