• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian hedh poshtë fjalët se Tristan nuk po tregohet një baba i mirë

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ka hedhur poshtë fjalët se ish-partneri i saj nuk po tregohet një baba i mirë me vajzën e tyre, True.

Nëse po  pyesni veten sesi po e menaxhon Khloe marrëdhënien me ish-in pas skandalit të tradhtisë, mund t’ju themi se gjërat po ecin mirë.

Ylli i reality show-t komentoi në Twitter pas lajmeve se ajo është “jashtëzakonisht e mërzitur” me Tristan që nuk po bën përpjekje për t’u përfshirë në jetën e vajzës së tij.

“Ai është një baba i mirë për të”, iu përgjigj Khloe një fanseje në Twitter. “Vajza ime e ëmbël dhe e veçantë kurrë nuk do të vendoset mes meje dhe atij. Ju premtoj për këtë”.

Një burim tha më parë se “Khloe e kupton që ai udhëton shpesh për shkak të basketbollit dhe jeton në Cleveland, por ajo ndjen sikur Tristan ka ecur përpara. Qëndrimi i Tristan-it duket sikur është: ‘Do ta shoh vajzën, kur ta shoh’”.

Kjo pra rezultoi të mos jetë aspak e vërtetë dhe sa i përket vajzës True, ajo do të ketë gjithnjë mbështetjen dhe dashurinë e dy prindërve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *