• |
ide | kryesore

Pamela Anderson sërish në krahët e të fejuarin 18-vite më të ri

Paparazzi, Slider



Vetëm pak muaj pas fejesës me futbollistin Adil Ram, Pamela Anderson i dha fund romancës për t’u bashkuar sërish tani.

Sipas TMZ, aktorja 51-vjeçare dhe 33-vjeçari janë kthyer bashkë prej disa javësh, gjashtë muaj pas ndarjes.

Burimet thonë se, futbollisti po e largon aktoren nga miqtë dhe familja e saj, si dhe nga jeta e natës apo nga festat, pasi nuk bëjnë më për të.

Pamela tregoi në një intervistë kohë më parë që nuk priste që dashuria e tyre të zgjaste.

Në shtator u raportua se aktorja u nda, pasi Rami nuk obligohej shumë si baba, si dhe sepse ai nisi të diskutonte rreth martesës.

Rami, i cili u lidh fillimisht me aktoren në 2017-n, ka dy djemë binjakë 2-vjeçarë me ish-partneren.

“I theu zemrën Pamela-s pasi nuk i shikonte fëmijët aq sa duhej, kështu që ajo vendosi të ndahej. Ajo u largua nga jeta e tij, në mënyrë që ai t’u përkushtohet atyre në mënyrën e duhur”, tha një burim pas ndarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *