• |
ide | kryesore

Ambasadori i Rusisë në BE jep alarmin për ‘Shqipërinë e Madhe’

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, në një kohë krize negociatash me Kosovës dhe Serbisë ka komentuar rreth idesë së shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes dy shteteve.

Sipas Chizov në raste se Kosova dhe Serbia do të zbatonin idenë e shkëmbimit të kufijve mes tyre kjo do të sillte një situatë problematike në rajon ku një gjë e ngjashme do të kërkohej edhe nga shtete e tjera.

Ai ka thënë se nga kjo ide mund të lind edhe “Shqipëria e Madhe”.

“Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini”.

Vladimir Chizov ka bërë edhe një krahasim mes rastit të Kosovë-Serbi dhe Maqedonisë me Greqinë, por sipas tij çështja e Kosovës është shumë më e ndërlikuar.

E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar. 

Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë. 

Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare”, ka shtuar ai.

Ndërkohë në takimin që zhvillojë disa ditë më parë në Serbi edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është treguar i prerë me qëndrimin e tij për sa i përket shkëmbimit të kuvijve mes Kosovës dhe Serbisë.



2 Comments

  1. vuqiq-rama-baton hagjiu pi e bejn serbin e madhe duke i dhen serbis 35 perqind te kosoves dhe exta territore per kishat,manastiret e bjeshket si dhe minjeren e trepqes me liqenin e ujmanit.vetem se ne kosov jetojn 3 perqind serb ish kolon ,tani pöeq e plaka qe pas 10 viteve do te vdesin ne menyr te natyrshme.por rames e naron hagjiut po i ngutet te ju falin serbve gati gjysmen e kosoves.

  2. AMBASODOR MOS U MERZIT SHUME PER SHQIPERI TE MADHE SEPSE RUSET I KEMI KETU NE QEVERISJE TE PAKTEN 80 VITE DHE PUNOJN PER JU KU E GJETE SHQIPERIN E MADHE NE KETO MOMENTE
    1-TI VET DEKLARON SE NJE PJESE E MIRE E MAQEDONIS JANE SHQIPTAR ATEHER LINDE PYETJA PSE MOS TE BASHKOHET ME SHQIPERIN .
    2-KOSOVA ESHTE E GJITHA SHQIPTAR PSE MOS TE BASHKOHET ME SHQIPERIN.
    3-NE GREQI JANE NE TE PAKTEN 5-QYTETE SHQIPTARE PSE MOS TE BASHKOHEN ME SHQIPERIN.
    4-NE MAL TE ZI E NJETA GJE PSE MOS TE BASHKOHEN ME SHQIPERIN.
    POR TI Z.AMBASODOR MOS U MERZIT SE KETU NE SHQIPERI MOMENTALISHT QEVERIS RAMA ME ORIGJIN GREKOFILI DHE ME IDE RUSE. DHE KETU NE SHQIPERI KA 80 VITE QE QEVERISIN RUSET DHE SE LENE SHQIPERIN ME JETUAR KESHTU SICESHTE JO ME ME U BASHUAR KETA RILINDASIT E FUNDIT PUNOJN PER SERBET RUSET GREKET MALAZEZET DHE TE GJITHE ARMIQET E SHQIPERIS .MOS U MERZIT SHUME NE KETO KOHE AMBASADOR….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *