• |
ide | kryesore

Një javë pasi mori mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo thotë së është kërcënuar

Lajme, Të fundit



Vetëm një javë pasi u betua në Kuvend si deputet, Ligoraq Karamelo thotë se është kërcënuar.

Siç bën me dije Karamelo, ai është kërcënuar nga tre persona të cilët kanë tentuar ta godasin dhe e kanë quajtur tradhëtar.

“Jam kërcënuar edhe për organizatën që përfaqësoj, u afruan shumë qytetarë të cilët më mbrojtën nga dhuna”, tha Karamelo.

Deputeti Karamelo thotë se rastin e ka denoncuar në drejtorinë e Policisë Korçë, e cila ka shoqëruar një person. Seancën e 13 marsit, Ligoraq Karamelo dhe 6 deputetë të tjerë nga opozita bënë betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit.

Karamelo ishte kandidat vijues në listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa është dhe kreu i OMONIA-s në Korçë.



7 Comments

  1. Ky Langaraqi cfare partie perfaqeson?! OMONIA nuk eshte parti por shoqate minoriteti…
    Pacavure. Beni zgjedhje te reja, apo nuk jeni gati se nuk ka ecur hashashi mire keto 6 muajt e fundit?!

  2. Kujt populli thote ky qe do i sherbei, sepse ketu ne Shqiperi jemi bere heterogjen sipas minoriteteve, thone qe jane nja shtate, por ky me shume zgjidhet nga partia demokratike, e mbro pakicat. Kesaj i thon ” ha buker e turkut, e ben duan e grekut. Ky eshte zevendesues, me paterica ne vendin e deputetit, apo i blere, keshtu qe edh me pakicen ai nuk eshte votuar, atehere kujt i duhet, apo kujt i sherbe nje tip i tille deputeti? Kete e te tjeret duhet ti nxjerrin me shkelma nga ai in aut parlament, sepse e ka humbur rendesine e problemeve qe eshte ngritur. Atje jane me se shumti edhe nga mazhoranca guake, plakushe, te blere, e servile qe se kane idene e politikes kohore.

  3. Ky perfaqeson politikanin e perdorur.Ne liste e vuri PD-ja dhe nuk e fitoi vete mandatin,keshtu qe moralisht dhe politikisht nuk perfaqeson opoziten ne kuvend.Tipa te tille nuk duhet te jene pjese e politikes,ku partia vendos per dorezimin e mandateve dhe kandidatet e saj thyejne vendimin e partise.Ke perfaqesojne keta?Pevec interesit te tyre ose interesave antishqiptare asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *