• |
ide | kryesore

Reagon bashkëshortja e Agim Arapit: S’kemi lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit

Lajme, Të fundit



Bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017 thotë se nuk ka lidhje familja e saj me vrasjen e 26-vjecarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Për vrasjen e bashkëshortit të saj në 2017 u akuzua nga familja i riu që mbeti i vrarë dje, Jurgen Kurti, por nuk u dënua, ndërsa Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi dhe 3 fëmijët e saj i ka në Itali.

Ajo ka sqaruar se ka kërkuar burgim për Kurtin, që ndaj tij të veprojë drejtësia dhe jo që të vritej.

Si u ekzekutua Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave të Tiranës 

Gjithashtu ajo shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.

“E dëgjova ne media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djale i ri. Keqardhje per nenen e tij qe i iku djali dhe i them nenens se tij se une s’kam lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para” – tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit për News 24.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *