• |
ide | kryesore

Miratohet kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit

Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se qeveria ka miratuar kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Sipas ministres, kontrata e koncesionit është për 35 vite, ndërsa kontrata për ndërtimin e aeroportit është 24 muaj.

“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin e tij është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit” – tha Balluku.



6 Comments

  1. 12.000 te punesuar nga aeroporti? Keta nuk e njohin turpin. As Enveri nuk genjente keshtu per rendimentin e grurit!

  2. Aeroporti i Kukesit ” Zayed bin Sultan” eshte i ndetuar nga Sheiku i Emirateve te Bashkuara Arabe dhe ne dokumentacion figuron si dhurate per popullin e Kukesit dhe jo per Qeverine e Saliut atehere dhe te Edvin sot. Ligjerisht po dhunohet nje prone e banoreve te kukesian e cila i jepet klienteve te qeverise per 35 vjet pa marre me pare miratimin Kuksianeve te cilet jane pronaret e Aeroportit.
    Keshtu thone dokumentat , dhurate per banoret , jo per qeverine. Lideri global do vjedhi ca milion euro edhe ketu si tek rruga e kombit qe investimin e pare Salllillar moterqiri beri Tollet per pagese , ndersa shembjet e skarpatave ne Fan e Skuraj nuk i prek me dore njeri. pa ndertuar asgje ose do bej nja 2 kioska agjenci turistike per te shitur bileta kaq. Ilaçe per Zahon jerebi , te gjithe leket qe ke vjedhur mor pusht mashkull .

  3. o Njerez akoma besoni se aeroporti do te kete 300 mije udhetare ne vit. Edhe pishem po te jesh nuk i thua dot keto shifra per te mos folur per 12 mije te punesuar qe eshte lajthitje. Ai koncesion eshte vjedhja e rradhes dhe asgje me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *