• |
ide | kryesore

Vjollca Arapaj: Jurgen Kurtin nuk e vrau djali im, ngre dyshime për vrasje mafioze shtetërore

Lajme, Të fundit



Vjollca Arapaj, gruaja e biznesmenit që u vra dy vite më parë, sipas saj prej Jurgen Kurtit dhe dy personave të tjerë, është vënë sërish në fokus të medias për një tjetër vrasje. Sipas Arapajt, Jurgen Kurtin, nuk e ka vrarë djali i saj për hakmarrje. Megjithatë, ajo nuk ka besim te Drejtësia për zgjidhjen e kësaj çështje.

“I dha fjalën babait të vetë që nuk do të bëjë gjë. Edhe nuk e bëjmë dot se nuk ja dalim dot me milionat që kanë ato. Kush ja del atyre. Kjo duhet të jetë vrasje mafioze shtetërore, vrasje për probleme droge, nuk e di çfarë mund të ketë se nuk e di me çfarë merren ato edhe nuk më intereson”, u shpreh Vjollca Arapaj.

E pyetur nëse ka besim te drejtësia, Arapaj u shpreh: “Ka marrë fund kjo Drejtësi. Nuk gjetën vdekjen e burrit tim me prova, e blenë drejtësinë, frika ime më e madhe është mos i bëjnë gjë çunit. Shpresa ime e vetme, është vetëm ai”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *