• |
ide | kryesore

Mos e humbni këtë perlë të bufonit të Ramës

Arkiva, Të fundit



Si të arrish të dallosh një manipulator perfid nga një klloun servil i  leshtë? Mjafton të krahasosh gjuhën që përdorin Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’i thënë publikut të njëjtën gjë.

Prej disa ditësh kryeministri është  përfshirë në mbështetjen e një tezë manipulative se trazirat e opozitës në Shqipëri po financohen nga Rusia. Por për të ngulitur këtë ide përdor një gjuhë shumë të sofistikuar, me dy kuptime që edhe mesazhi të jepet dhe ai të mos ketë nxjerrë nga goja një gënjeshtër të pastër.

Shikoni se çfarë tha në një nga herët e fundit që ai u prononcua për këtë temë në krah të kryeministrit maqedon Zaev: “Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa herë kjo axhende cënohet, çdo vend që nuk është tifoz sheh një oportunitet për trazira”.

Lexo më tej:

Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Armand Shkullaku: Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Me sa duket ky mesazh mbëriti më në fund edhe në veshët e servilit të bashkisë që i ka antenat e shkurtra. Edhe ai e kuptoi se shefi i kërkon të flasë për skenare që nxiten nga Kremlini.

Dhe shikoni se sa trashë e tha të njëjtën gjë gjatë një intervistë këtë të enjte në Report TV: “PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë për zgjedhjet, pasi vendimi merret në Moskë. Puna që është nisur do vazhdojë. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin”.

Krahasojini dy deklaratat dhe kuptoni se ekziston akoma ai lloj kopukësh që edhe kur duan ta ndihmojnë shefin e bëjnë aq trashë sa i përmjerrin planin.

©Lapsi.al



14 Comments

    1. Putini eshte projektuesi i ndarjes se Kosoves,Vuçiç dhe Edvin Rama zbatuesit.
      Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.
      Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për
      shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar,
      e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të
      ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.
      Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është
      problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa,
      me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

    2. ka nja 2 muaj qe keta komentuesit fanatike ( trushpelare ) te PDs.. jane acaruar fare.. nuk len komentues qe nuk ju shkon per shat pa e share me fjalet me te ndyra.

      Leoxni komentet e tyre dhe do shikoni se gati 75% e tyre merren me komentuesit duke i ofenduar, share me liber shtepie, duke bere zhurmuesin me komente…. se sa me lajmin vete.

      Keq qenka puna !.. Jane te tere shume te acaruar. ( ose jane vetem 2 ose 3 persona qe komntojne me shume pseudonime se shume fjale i shkruajne me te njejtat gabime drejtshrkomore) .
      Po ti shikosh te gjithe perdorin fjalen ROPQIR ( me P dhe jo me B) , MORRAT E KUQ, KUQALASHET, dhe po te shohesh epitetet per Ramen ose Veliajn jane te njejtat.
      Une besoj se jane vetem 2 ose 3 persona qe e mbysin kete portal me komente qelbesire.

  1. Jua dhjeu ju anal istave te kazanit lali Eri. Ai fiton pavaresisht se kundershtaret e tij financohen nga ruset.

  2. Po patjeter. Vazhdojne ti sherbejne propagandes sorriste.
    Keto jane teza e rradhes sipas sorros . I sherben propagandes . Si loja me rrena…ja 3 derra ..ja 2 te tjear ja dhe dy derra ruse nga une?

  3. O anal-ist i bythes.. O njeri i trashe . Kjo nuk eshte servilizem , kjo eshte thjesht strategji elektorale. Cdo parti e ka bere e ben dhe do ta beje. Kjo nuk eshte pune as ‘ bufoni’ as ‘ sharlatani’ .. kjo eshte e shume mire menduar.

    Rama e tha me fjale te ‘ lustruara’ se eshte kryeminister dhe eshte ne kontakt direkt me Ruset.. kurse Veliaj eshte nje grade me poshte .. Plus qe nuk ka pothuajse fare kontakt me ruset. ESHTE PUSHTET VENDOR.

    Ju me keto ANAL-izat tuaja ta peshtriosni.

  4. Kjo eshte dora e bushos, ose e ndonje bufoni te tij. Po veliajn kjo e karakterizon, te qenit i peshtire ne stilin propogandistik. Eshte origjinal ne kete pike dhe shume i qendrushem. Ndoshta nuk di te bej ndryshe, se perndryshe eshte krejt idiot nese beson se kjo ben pune. Ne 2015 ne tirane fitoi ps/lsi me shume bjerrje per shkak te kanditatit.

  5. ka nja 2 muaj qe keta komentuesit fanatike ( trushpelare ) te PDs.. jane acaruar fare.. nuk len komentues qe nuk ju shkon per shat pa e share me fjalet me te ndyra.

    Leoxni komentet e tyre dhe do shikoni se gati 75% e tyre merren me komentuesit duke i ofenduar, share me liber shtepie, duke bere zhurmuesin me komente…. se sa me lajmin vete.

    Keq qenka puna !.. Jane te tere shume te acaruar. ( ose jane vetem 2 ose 3 persona qe komntojne me shume pseudonime se shume fjale i shkruajne me te njejtat gabime drejtshrkomore) .
    Po ti shikosh te gjithe perdorin fjalen ROPQIR ( me P dhe jo me B) , MORRAT E KUQ, KUQALASHET, dhe po te shohesh epitetet per Ramen ose Veliajn jane te njejtat.
    Une besoj se jane vetem 2 ose 3 persona qe e mbysin kete portal me komente qelbesire.

  6. Gjuhe halabake anal isti. B. Lepirsa tek Lapsi gjen pa fund. Lereni lali Erin te punoje, se ne 30 vjet, asnje nuk ka bere pune sa ai per Tiranen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *