• |
ide | kryesore

Kujdes nëse udhëtoni drejt Rinasit, nga nesër devijohet trafiku për shkak të punimeve

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke filluar nga nesër ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë që do të realizojë punimet.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.



2 Comments

  1. Para 2 viteve pame projektin e bukur me peme dhe lulishte anash promovuae nga Rama. Por te kalosh tani lemerisesh. Pemet te gjitha te shtremberuara e katandisur kokoshi nje thele. Standart hajduterie.

  2. Kjo eshte shnderruar ne rruge mesjetare, gjithe aksidente, asnje mirembajtje, miliona euro nga taksat e shqiptareve te hedhura kot, turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *