• |
ide | kryesore

Vrasja e 7-vjeçarit në Zvicër/ Nëna e djalit: Nuk më thanë të vërtetën

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Baselit në Zvicër, ku një grua 75-vjeçare i ka marrë jetën një fëmije kosovar, vetem 7 vjeç.

Nëna e djalit nuk e ka ditur se si ka ndodhur ngjarja deri në orën tetë të mbrëmjes, pasi policia i ka thënë asaj se e ka goditur një makinë. Ajo këtë ka menduar, pasi nuk është lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe”, tregon një i afërt i familjes.

Me tej thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e Mërgimit, ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai i tij është rritur në Basel. 7-vjeçari ka mbaruar shkollën në orën 12 dhe është nisur për në shtëpi.

“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta nga shkolla”, tregon një burim.

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta. Nëna e Mërgimit, 7-vjeçar, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi kur u qëllua për vdekje nga një grua që s’e kishte parë kurrë.

Ajo është shprehur:  “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë që ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”.

Nëna e të ndjerit ka shtuar se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm.

Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, shprehet nëna e Mërgimit.

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *