• |
ide | kryesore

Shqiptarët publikojnë video live në rrjetet sociale duke bërë “party” në burgun grek

Lajme, Të fundit



Pamje të ‘pazakonta’ janë publikuar nga mediat greke, ku disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhallos shfaqen duke kërcyer brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë para. E gjithë skena e tyre është transmetuar live në rrjetet sociale si dhe nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur përmes “Facebook-ut”.

Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou,  i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit dhe ndalimin e mjeteve të paligjshme brenda ambienteve të burgjeve.

Sipas mediave greke, krahas daljes live, të burgosurit shqiptar konsumojnë edhe pije alkoolike si dhe  hedhin para sikur të ishte një ambient feste dhe jo një institucion i vuajtjes së dënimit. Pamjet e shqiptarëve kanë bërë xhiron e mediave greke dhe ky gjest njëherësh ka prodhuar akuza ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi për ruajtjen dhe vëzhgimin e burgjeve.



1 Comment

  1. Nuk jane vetem shqipetaret, por te gjithe ballkanasit perveç turqve bejne party ku nuk mungojne as alkoli dhe as droga. Burgjet turke jane ferri vet, sidomos per ata qe kane rene brenda per krime te renda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *