• |
ide | kryesore

Avokatët në solidaritet me kolegun e vrarë në Elbasan, bojkotojnë gjyqet në Fier

Lajme, Të fundit



Dhoma e Avokatisë në Fier ka vendosur të bojkotojë proceset gjyqësore, në shenjë proteste dhe solidariteti me avokatin Ravik Gurra, i cili u vra pak ditë më parë në Elbasan. Avokatët e Fierit i janë bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në këtë bojkot që fillon nga data 26 dhe zgjat deri në datën 28 mars.

“Nuk do të afrojmë asnjë shërbim avokatie me përjashtim të masave të sigurisë dhe asistencës ligjore për të mitur”, deklaroi avokati Ylli Asimetaj. Avokatët e kanë nisur bojkotin e proceseve gjyqësore me kërkesën që të identifikohet autori i vrasjes së kolegut të tyre në Elbasan dhe të zbardhet kjo ngjarje.

Në të kundërt ata paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre. Dhoma lokale e avokatisë Fier numëron rreth 80 avokatë që vendosën të gjithë bojkotin e proceseve gjyqësore me një afat tre ditor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *