• |
ide | kryesore

“Becoming”, autobiografia e Michelle Obama arrin shitje rekord

Planet



Botimi “Becoming” i bashkëshortes së ish-presidentit amerikan Barack Obama, Michelle Obama, ka arritur të shënojë një sukses të menjëhershëm. Deri më tani, numërohen më shumë se 10 milionë kopje të shitura, ndërkohë që lexues dhe dashamirës të shumtë janë të paduruar për të shtënë në duar  “Becoming”-un.

Të dhënat lidhur me tirazhin mjaft pozitiv të Obamës autore, janë bërë të ditura nga Bertelsmann, shoqëria që drejton shtëpinë botuese Penguin Random House. “Besojmë që autobiografia mund të bëhet një nga më të suksesshmet në histori”- është shprehur Thomas Rabe, administrator i deleguar i Bertelsmannit.

Rezultatet vjetore të Bertelsmann-it flasin për një hov të ardhurash përgjatë vitit 2018, pikërisht pasi u publikua “Becoming”, që çoi fitimet e kompanisë deri në 17.7 miliardë euro. Një frekuencë kaq e lartë shitjesh nuk ishte arrië prej shtëpisë botuese që prej vitit 2007.



1 Comment

  1. Ka shansin tja kaloje ne sukses te shoqit. I vetmi bilanc i tij ne fakt eshte tirazhi i librave. Plus e ka dhe lekuren pak me te erret, qe eshte shume e rendesishme ne histo(e)rine moderne amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *