• |
ide | kryesore

Opozita fasadë e Ramës, të enjten paralamenti bëhet me 99 deputetë

Lajme, Të fundit


Ditën e mërkurë do të marrin mandatin e deputetit 3 deputetë të rinj, të cilët pritet ti drejtohen parlamentit të enjten për të bërë betimin. Adriatik Alimadhi nga lista e PD në Vlorë, njëkohësisht edhe kryetar i Ballit Kombëtar do të marrë mandatin e Agron Shehaj.

Ndërsa në Elbasan, Arben Elezi do të ulet në vendin e Edmond Spahos. Nga radhët e LSI-së në Shkodër në vend të Agron Çelës do të jetë Amra Barova. Me betimin e 3 të rinjve, numri i deputetëve në Parlament do të shkojë në 99, ku 17 prej tyre janë të rinj të ardhur nga listat e PD dhe LSI pas djegies së mandateve.

Listave të kandidatëve po i vjen fundi në disa qarqe.

Në Kukës, Partia Demokratike nuk ka më kandidatë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur pazgjedhshmërinë edhe për të fundit në listë, Miftar Dauti. Gjithashtu KQZ-ja ka shpallur mozgjedhshmërinë edhe për 10 kandidatë të tjerë në Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.

Ndërsa për LSI-në dy kandidate femra, njëra në Berat dhe tjetra në Tiranë nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ . Në disa qarqe ka përfunduar lista e kandidatëve gra.


10 Comments

  1. Ju vazhdoni ti queni fasade.. por ata te bejne gjemen ne parlament. Tani Rama i ka numbrat te beje cte doje. Fasade … sterfasade ata jane vota per Ramen.
    Dhe me e forta eshte se nuk keni cfare tju beni hic frare se jane te lighshem.

    1. me vjene keqe por je vertet jashte cdo lloj qarkullimi te trurit,
      *lumsi ai qe te ka larg, mjere ai qe te ka afer*

  2. Shtepine e ben Rama, tullat i zgjedh, e i vendos Rama, Ky eshte parlamenti, qe vetem emerin ka, por brenda eshte bosh nga ana intelektuale. Pra tulla ne murin e parlamentit.

  3. Nje fjale e urte popullore qe ka mbetur qe nga kohet e lashta thote ;Qe edhe -Ujku-po hyri ne tufen e deleve ka per detyre tu caje barkun 99 deleve qindin nuk e mbush dot.Keshtu do ju cahet barku edhe ketyre.

  4. Ky numer ne Kuvend ben te mundur miratimin e institucioneve te reja te drejtesise dhe reformen ne tersi qe eshte dhe investimi I shba dhe be,lulu te beje protesta dhe te mbaj lart frymen revolucionare demokratike me shpellaret

  5. Ore ata deputetë nuk janë por Edi Rama kështu e nisi me kriminelë e po e vazhdon me budallenj veç se po bën çfarë të dojë me këtë vend.
    Unë mendoj se duhet bëre diçka deri sa të jetë vonë në se ka burra shteti ky vend ose vërtetë Shqipëria është në rrezik

  6. Ismet ,ari ,stalin shkerdhehuni me njeri tjetrin se rames ju i rruani pallen dhe i hani preshin me gjithe bishta.

  7. Vjen ere shume keqe,ere shqiperie…presim turiste….dhe Lulin nga Hollada me djalin e NIshanit nga Viena dhe vajzen e Metes nga Anglia.Do ta bejme shqiperine apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *