• |
ide | kryesore

Bayern Mynih kryen goditjen më të shtrenjtë të historisë; kontratë 5 vjeçare për francezin

Sport



Bayern Mynih nuk humb kohë për të menduar për sezonin e ardhshëm, sidomos pas eleminimit nga Champions League. Bavarezët, që sipas fjalëve të presidentit Uli Hoeness do të kryejnë një fushatë të cmendur merkato në verë, duket se po justifikojnë pritshmëritë që tani, duke bërë goditjen e parë: bëhet fjalë për Lucas Hernandez, mbrojtësi i krahut i Atletico Madrid. Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman në faqet zyrtare të rrjeteve sociale, duke i dhënë zemër kështu tifozëve pas zhgënjimit të pësuar në sfidën e dyfishtë me Liverpool.

Operacioni është përfunduar me sukses në shumën e 80 milionë euro, me francezin që ka firmosur një kontratë që do ta lidhë për pesë vjet me bavarezët. Një goditje kjo jo vetëm për të tashmen por edhe të ardhmen, duke parë moshën e re të lojtarit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *