• |
ide | kryesore

Mjekët: Ashpërsimi i Kodit Penal nuk e ndal dhunën ndaj nesh

Lajme, Të fundit



Doktori Ibrahim Bruka, mjek në klinikën kirurgjikale në QSUT është shprehur se vetëm ashpërsimi i kodit penal, për të cilin premtoi kryeministri Edi Rama, nuk do të mund ta ndalë dhunën ndaj mjekëve.

Mbështetur në eksperiencën e gjatë të punës në spital, mjeku arrin në konkluzionin se problemet janë shumë herë më të thella nga sa kërkon t’i paraqesë qeveria që sipas tij është kujtuar shumë vonë për rregullimin e bazës ligjore në mbrojtje të bluzave të bardha.

I të njëjtit mendim është edhe doktor Genti Stroni, një prej mjekëve të dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës. Mjeku argumenton nevojën e një analize të thellë të shkaqeve që çojnë drejt dhunimit të bluzave të bardha.

Sipas Stronit me rënien e diktaturës ka ndodhur një diferencimin në kahun negativ në vlerësimin e punës së mjekut, që deri para viteve 90 paguhej njësoj si juristi në sistemin e drejtësisë.



4 Comments

  1. Mjeket qe vihen me nepotizem ne pune vetem dru kane per te ngrene (madje ti vrasin fare e kane hallall…)

  2. Po faj pacintet kane qe nuk ju paguan shteti ju sa juristet dhe mundohi ti ripni ata duke ju kerkuar lek ne menyre indirekte ku nuk u jepni sherbimin e menjehershem dhe te duhur.Ne qofte se kini zgjedhur kete menyre per mos ngritjen e pagave nga qeveria nuk ka kod penal qe t’ju mbroje me se do ikni si qeni ne vreshte me ndonje thike apo plumb kokes.

  3. Kur ne vime dhe kerkojme ndihme dhe ju se rruni fare bashke me infermjeret qe jane me keq se ju car duhet me bo kur ske leke me ju bo qefin plumbin pak e keni

  4. Po per vjedhjet tuaja kush pergjigjet, po per “gabimet” qe lene njerezit cyryk apo I vdesin, po per parate qe merrni nen dore, po per taksat qe nuk paguani???..E gjitha kjo eshte hipokrizi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *