• |
ide | kryesore

Panik tek Inter, dëmtohet Lautaro: tani Spalletti i duhet… Icardi

Sport



Shqetësimi në kampin e Inter për gjendjen e Lautaro Martinez, pas impenjimeve me përfaqësuesen, ka gjetur konfirmim në testet e kryera në mesditë në Appiano. Argjentinasi i është nënshtruar rezonancës magnetike, pas problemit të shfaqur gjatë miqësores mes Argjentinës e Marokut dhe kontrolli ka evidentuar një shembje muskulare në femoralin e kofshës së djathtë.

Për sulmuesin zikaltër tashmë mbetet vetëm një program pune i personalizuar, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme. Kështu, Lautaro nuk do të jetë në ndeshjen decizive me Lazio, në sfidën e mesjavës me Genoa e atë që do ta pasojë kundër Atalantës. Tani më shumë se kurrë, teknikut Luciano Spalletti i duhet rikthimi i Mauro Icardi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *