• |
ide | kryesore

Arrestohet 60-vjeçari grek: Tentoi të kalonte në kufirin e gjelbër makinën plot marijuanë

Lajme



Një 60-vjeçar grek është prangosur ditën e sotme pasi iu kapën rreth 91 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke zhvilloi një operacion në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë, ku një mjet që po vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar nga policia.

56 pako me 91 kg e 200 gramë marijuanë u gjetën dhe u sekuestruan nga policia pas kontrollit të mjetit.

Përveç sasisë së konsiderueshme të marijuanës, 60-vjeçarit iu sekuestruan dhe 170 euro si dhe një  telefon celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *