• |
ide | kryesore

Zjarri përfshin pyjet në Zerqan dhe Bulqizë

Lajme, Të fundit



Problematika e zjarreve të rëna vijon të jetë prezente në disa fshatra dhe zona të Shqipërisë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Zjarri i rënë ka përfshirë ekonominë bujqësore të njësisë administrative të Zerqanit.

Që prej orës 16:00 të ditës së djeshme flakët kanë përfshirë pyjet në Zerqan dhe aktualisht vatra është aktive. Zjarrfikëset e Bulqizës, Sektori i Pyjeve në Bashkinë Bulqizë,  Inspektorati i Pyjeve dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka përshkruar deri më tani rreth 5 hektarë pyje dushku dhe nuk ka dëm ekonomik. Po ashtu në territorin e Bashkisë Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonominë pyjore Ramnagore në zonën e Gollobordës, ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. Përgjegjësi i Inspektoratit të Pyjeve Shaqir Izvira shprehet se zjarri në Gollobordë është izoluar që dje.



3 Comments

  1. jane hedhur pleqt opozitare dhe po djegin pyet dhe kullotat ne te gjithe vendin.

    Shikojini , deri tani ata qe jane kapur jane ISH TE PERSEKUTUAR , por te gjithe ne moshe 67 vjec e siper , qe mos ti burgosin dot.

    1. Po te jene ish te persekutuar duhet tu vinin zjarrin komunisteve dhe kelysheve te tyre qe jan me poste dhe biznese, po jane rraca juaj e qelbur qe u instalua pas 1945, fshatre me gjysem opinge.

  2. Nuk ka popull me primitiv dhe me kriminelse sa shqiptaret. Djegin pyjet, dhe shkaterrojne gjithcka per t’u hakmare me qeverine pa e kuptuar se kushdo qeveri te vije ata vete do t’i paguajne te gjitha.
    Shkurt ndersa qeverite do vazhdojne te jetojne ne pasurite qe vjedhin populli do te vuaj akoma me shume ne varferi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *