• |
ide | kryesore

Ish-agjenti i FBI: Çfarë synon Rusia në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Veç medias dhe rrjeteve sociale, një tjetër mënyrë që Rusia por dhe vende të tjera përdorin për të ndikuar e për të rritur influencën e tyre janë investimet.

Sipas një studimi të Fondacionit Jamestoun, mjetet që Rusia përdor përfshijnë “kapjen e sektorëve të rëndësishëm të ekonomikë, ndryshimin e sistemeve politike, korruptimi i liderëve politikë, si dhe penetrimi I institucioneve kyçe të sigurisë.

Vitin e kaluar Komisioni Europian deklaroi një rritje të investimeve turke në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Ndërkohë shifrat tregojnë se edhe Rusia po shtrin prezencën e saj në Serbi dhe Malin e Zi.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka asnjë investim strategjik dhe të drejtpërdrejt rus. “Top Story” siguroi të dhënat nga Qendra Kombëtar e Biznesit, dhe aty rezultuan vetëm 40 bizneseve të vogla ende aktive, të fokusuara kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme, shërbimet administrative dhe tregtia me shumicë e pakicë.

Por interesi i Rusisë për të hyrë në sektorë strategjikë siç janë hidrokarburet, është edhe më i hershëm. Në 2012-ën kompania turke “Çalik Energy” dhe rusja “Rosneft”i vunë syrin “Albpetrolit”, ndërmarrjes shtetërore që menaxhon burimet e naftës në vend.

Grupi turk që ka investuar dhjetëra milionë dollarë në vendin tone dhe konsiderohej si kandidat potencial për blerjen e Albpetrol, kishte një partner të sigurt në tenderin e privatizimit, rusët e “Rosneft”. Kjo e fundit është kompania shtetërore e naftës në Rusi dhe u fuqizua falë blerjes së gjigantit “Yukos”, pronari i së cilës u fut në burg për evazion fiskal. Qeveria e Rusisë është pronare e 50% të aksioneve të kësaj kompanie.

“Unë e di që Rusia ka kërkuar të marrë disa burime natyrore të cilat do që t’i kontrollojë në Shqipëri. Çdo investim i madh biznesi është hapi i parë drejt kontrollimit të një vendi, qoftë duke i blerë puset e naftës. Qoftë duke premtuar ndërtime të mëdha. Një autostradë, hekurudhë, që s’është gjë e keqe por ashtu krijon kapjen në brendësi të vendit që më pas ta kontrollojnë e ta kthejnë në satelit.Mund të akuzosh shumë vende për këtë, kolonializmin.Por qëllimet e Rusisë nuk janë altruiste. Janë dashakeqe. Dhe ky është problemi. Është për kontrollin personal të Putinit. E di që disa biznesmenë rusë janë përpjekur të investojnë në Shqipëri. Kanë sjellë oferta për Albpetrolin”, thotë Rossini.

Dhe kjo që deklaron ish-agjenti i FBI-së është e vërtetë. Së fundmi, një kompani e quajtur Gunvor, ka marrë nën kontroll ARMO-n, rafinerinë më të madhe të naftës në vend.

Bëhet fjalë për një kompani të bashkëthemeluar dhe kontrolluar nga miliarderi rus Gennady Timchenko. Ky i fundit, ia shiti aksionet në vitin 2014 ortakut të tij suedez Torbjörn Törnqvist, pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. /TCH



3 Comments

  1. Na hapet barkun… Rusia eshte ne picke te semes dhe as i rruhet fare per burimet tona natyrore , pak ka vete. Furnizon tere evrropin me gas e me kos. Rosneft thote, pse ku e shesin lengun keto, ne perendim pra. Loqe. Ish hagjenti FBI thote, te qe nonje I CIA hajer de, se merren me jashte. FmBeIja merret me perbrenda te keqen e kazetarit.

  2. Rusia ka te gjithe te drejten e perendise te beje lojen e saj sic e ka amerika, europa, kina turqia etj, etj, etj. Shqiptart te tregohen te zgjuar, ta dredhin me te gjithe se keshtu e ka kjo bote. vetem interesat jane te perhershme, miqte shkojne e vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *