• |
ide | kryesore

Arrin në 100 numri i deputetëve, KQZ-ja i jep mandatin Korab Litës të PD-së

Lajme



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Korab Litës, deputetit të listës së Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës. Pas bërjes së betimit procedurial prej Litës, numri i deputetëve të Kuvendit do të arrijë në 100.

Sipas informacioneve paraprake, deputeti riosh Lita do të zëvendësojë ish-deputetin, Dashamir Shehi. Në seancën e kaluar parlamentare u betuan Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, që të dy deputetë të PD-së respektivisht në Qarkun e Vlorës dhe të Elbasanit.

Alimadhi mori mandatin e ish-deputetit, Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Ndërsa, Arben Elezi, mori mandatin e djegur të ish-deputetit, Edmond Spaho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *