• |
ide | kryesore

Tensionet me SHBA, Putin takon sot Erdoganin

Planet



Teksa Shtetet e Bashkuara dhe NATO bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për rrezikun e influencës së Rusisë në Europë e Ballkan, Rexhep Taip Erdogan vijon afrimin me Moskën. Presidenti turk do të takojë këtë të hënë në Moskë homologun e tij rus Vladimir Putin.

Dy krerët e shteteve mbledhin këshillin e bashkëpunimit të lartë Ankara-Moskë. Marrëdhënia e afërt mes Erdogan dhe Putin ka shqetësuar ndjeshëm SHBA-të. Turqia është pranë marrjes së sistemit mbrojtës raketor S-400 nga Rusia, një veprim që nuk u prit mirë nga aleatët e NATO-s.

Uashingtoni urdhëroi ndërprerjen e furnizimit të Turqisë me avionët luftarakë F-35, pasi sipas Departamentit të Mbrojtjes pajisja e një vendi të NATO-s me sisteme ushtarake ruse cënon sigurinë e aleancës.



2 Comments

  1. mendojn se teknologjia shkatrruese i ngre por ne fakt ajo i shkatrroj ,ajo qe ngre njeriun eshte ,vendosja ne dituri urtesi me drejtesi hak sepse vetem prej saje buron qartesia gjalleria siguria zgjillja paqa shpresa shpetimi ne nuk u krijuam per tu bere armiq por ndihmes dhe plotesues ne dobi ,ne zinxhirin e ekzistences dobive si gjitha krijesat por kjo spo ndolle se ato qe duhet nuk bejne punen e duhur me mesazhin e duhur ,dhe ky eshte shkaku qe pjesa me e malle njerzore po vuan pasojat e nje pakice njerzish ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *