• |
ide | kryesore

Përgjigjet e plota/ Palmer: Nuk kam ardhur për krizën, por opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje

Arkiva, Kryesore

Zv ndihmës Sekretari i shtetit Matthew Palmer ka pasur sot një seancë pyetje përgjigjesh edhe me një grup reporterësh të përzgjedhur nga ambasada e ShBA në Tiranë. Megjithëse ka thënë që në fillim se ai nuk ka ardhur me një zgjidhje për krizën politike ai nuk i është shmangur dot përgjigjeve për të duke i ndejtur besnik  qëndrimit të administratës amerikane që djegjen e mandateve e konsideron të gabuar, njësoj si mospjesmarrjen në zgjedhje. Palmer i është përgjigjur gjithashtu pyetjes që Thimi Samarxhi bën në çdo konferencë shtypi, atë për rrezikn e ndërhyrjes ruse, interesimit të Marsela Karapanços, për hapat që duhet të hedhë qeveria për tu afruar me opozitën dhe kuriozitetit të Antonio Çakshirit për lobimin e PD-së në ShBA.

Thimi Samarxhiu, Vizion+: Zyrtarë të lartë të SHBA kanë deklaruar në shumë raste se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka sjellë destabilitet në rajon. A i shihni ngjarjet më të fundit në rajon, sidomos në Shqipëri, të ndikuara nga ky ndikim?

Palmer: Mendoj se është me rendësi ta vendosim këtë në një kontekst më të gjerë rajonal, se çfarë dëshirojnë të shohin SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë dëshiron të shohë Rusia. SHBA duan të shohin një rajon bazuar në transparencë, sundimin e ligjit, bashkëpunim midis vendeve për një pesperktivë europiane. Rusët preferojnë një rajon që është i organizuar mbi bazën e mosbesimit, çrregullimeve, fërkimeve, kaosit, dhe ky është një mjedis të cilin Moska beson se mund ta kapitalizojë nga perspektiva strategjike. Pra, synimet e SHBA dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. Lajmi i mirë këtu është që vizioni ynë për rajonin është në përputhje me vizionin që vendet e rajonit kanë përqafuar për veten e tyre. Ne duam një të ardhme për vendet e Ballkanit Perëndimor që është e njëjtë me atë që dëshirojnë vendet e rajonit dhe që ato aspirojnë për popujt e tyre. ambiciet ruse janë më egoiste dhe përqendrohen tek krijimi i një mjedisi që Moska mendon se mund ta kapitalizojë; mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë siç është tjetërkund në Ballkanin Perëndimor, edhe nëse Shqipëria është një shënjestër më e vështirë për rusët se sa vendet që janë ndoshta pak më të hapura ndaj kësaj lloj influence malinje.

Antonio Çakshiri, Report TV: Dokumentet e fundit të botuara në Departamentin e Drejtësisë kanë zbuluar se një kompani lobimi ka lobuar për PD për Znj. Kavalec. Sa e ndikoi ky lobim mosmiratimin e Znj. Kavalec dhe a do të kemi së shpejti emrin e ambasadorit të ri në Shqipëri?

Palmer: Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk se nuk e miratoi Kathy Kavalec si e emëruara për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Për sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negative, sepse lobimi kryhet gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh.

Antonio Çakshiri: Po emri i ambasadorit të ri? Do ta kemi së shpejti?

Palmer: Sigurisht që shpresoj të jemi në gjendje të veprojmë sa më shpejt për këtë.

Aurora Golemi, Neës 24: SHBA e ka shprehur miratimin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Perceptimi i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë është se SHBA mbështet një marrëveshje që parashikon modifikim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Ndërkohë Gjermania e kundërshton këtë dhe Kosova është midis SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe KM Haradinaj të gjermanisë dhe ka vendosur sanksione mbi mallrat serbe. Cili është mendimi juaj për këtë perceptim të publikut shqiptar?

Palmer: E vërteta është që si SHBA dhe Gjermania e mbështesin Kosovën. SHBA nuk mbështet një rezultat të caktuar të procesit të negociatave; ajo që mbështesim është një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënies midis Serbisë dhe Kosovës. Besojmë që elementi qendror i kësaj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, pra që Serbia njeh Kosovën si vend sovran dhe i pavarur dhe Kosova njeh Serbinë në të njëjtën mënyrë. Dhe mbi bazën e kësaj, të dy vendet e pavarura punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Çdo marrëveshje për normalizim të marrëdhënies është shumëdimensionale; do të ketë një element politik, një element sigurie, një element ekonomik dhe tregtar, do të ketë edhe një element kulturor që do të marrë parasysh statusin e pronave të Kishës Ortodokse në Kosovë. Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. Për aq sa SHBA është gati ta mbështesë atë marrëveshje, ne duam të na e sjellin, të na e tregojnë, ta shohim se çfarë është. Nëse kemi shqetësime për të, do t’i artikulojmë ato shqetësime dhe do të shohim nëse mund të gjejmë mënyra për t’i kapërcyer, por nuk po mbështesim ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të asaj që, me përkufizim, do të ishte një diskutim i gjithanshëm, një marrëveshje e gjithanshme. E mbështesim këtë proces, mbështesim EEAS dhe BE në drejtimin e këtij procesi; nuk jemi palë në negociata por jemi palë në kuptimin që kemi interes në rezultatin e tyre pozitiv. Duam një zgjidhje që hap një rrugë europiane, një të ardhme europiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që në partneritet me autoritetet në Kosovë si dhe me qeverinë në Serbi ta çojmë përpara atë synim.

Joel Çela, TV Klan: Dy vjet më parë, u desh ndërhyrja e ZV/NS Hoyt Brian Yee për të gjetur një zgjidhje politike midis shumicës dhe opozitës që opozita të hynte në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Yee iu kërkoi partive të punonin për një platformë të propozuar nga BE. Dy vjet më vonë, kemi thuajse të njëjtën situatë, madje më të rënduar, me opozitën jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë qeveri. A keni një platformë për t’iua propozuar palëve dhe cila është këshilla juaj kryesore për ta për të gjetur një zgjidhje?

Palmer: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar. Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, mendoj se pjesmarrja juaj në procesin demokratik është thelbësore, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Prandaj, mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. OSBE-ja ka përcaktuar një sërë synimesh dhe objektivash për atë proces reformash, do të jetë e rëndësishme për aspiratat europiane të Shqipërisë që reformat zgjedhore të përfundohen. Prandaj, sigurisht që ka vend për diskutime, por duke parë drejt qershorit, unë absolutisht do t’i nxisja të gjitha partitë e opozitës që të hyjnë në arenën politike, të garojnë dhe të fitojnë zgjedhjet.

Nertila Dosti, Ora Neës: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme?

Palmer: Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky process, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva.

Marsela Karapanço, A2: Z. Plamer, Departamenti i Shtetit, në raportin e tij vjetor, shkroi se në Shqipëri ka shqetësime mbi korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës. Këto janë të njëjtat problem që opozita i ka kthyer në kauzën e saj. Çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit?

Palmer: Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë dhe që të punojë për atë axhendë të reformës zgjedhore që sipas saj përkah më shumë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ta bëjë atë publike si një parti politike, të tregojnë çfarë qëllimesh kanë. Nëse ju më votoni mua, partinë time dhe përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ne ju premtojmë juve, popullit shqiptar, që do të sjellim për ju kur të jemi në pushtet. Kjo është përgjegjësia thelbësore e çdo partie opozitare, që të bindi publikun të mbështesë programin e saj, të mbështesë përfaqësuesit e saj, të mbështesin vizionin e tyre dhe më pas të fitojnë të drejtën për ta ushtruar këtë vision në pozita pushteti kur fitojnë zgjedhje që janë të lira dhe demokratike. Ky është qëllimi, nuk është përgjegjësia e partive në pushtet që të bindin popozitën për të marrë pjesë në procesin demokratik. Është përgjegjësia e të gjitha partive, përfshirë edhe ato që nuk janë në pushtet, që të garojnë në arenën politike, të garojnë në një proces që është i lirë dhe i drejtë, të fitojnë pushtetin dhe më pas t’a ushtrojnë atë në përputhje me vizionin dhe principet e tyre demokratike.

Muhamed Veliu, Top Chanel: Z. Palmer, në 2017, një kompani offshore pagoi 150,000 dollarë për një firmë lobimi në Uashigton. Dhe përfituesja e këtij lobimi ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, e një kompanie offshore. Sa shqetësues është ky zhvillim për Departamentin e Shtetit?

Palmer: Siç e thashë edhe më parë, lobimi është një aktivitet ligjor por i cili ka rregulla. Prandaj, çfarë është e rëndësishme për ne si qeveri, çfarë është e rëndësishme për Departamentin e Shtetit në përfaqësimin e interesave amerikanë, është zbatimi i rregullave. Ka rregulla për transparencën, rregulla deklarimi sipas të cilave, nëse do përfaqësosh një interes të caktuar, duhet ta deklarosh që në fillim. Prandaj, ç’ka është e rëndësishme, sërish, nuk është ekzistenca e akteve lobuese, pasi kjo është një pjesë normale e procesit demokratik, sidomos në mënyrën se si funksionon dhe operon sistemi amerikan, por ajo që është shumë e rëndësishme është që ato të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe se ata që janë të përfshirë të jenë të hapur dhe të qartë për interesat që përfaqësojnë.

23 Comments

  1. i largoi me bisht ne shale ciftin opozitar. nuk ben as deklarata per media. do ket qen shum i sinqert ne mesazhin qe u ka dhen. ua ka then troc; o beni sic themi ne o ua qim racen te dyve, bythqira. Basha qe qesh gjithmon si budalla, kesaj here ishte e vetmja here me surrat serioz pas takimit. do ket qen fort i fort mesazhi qe ka percjell.

  2. te pakten lapsi paska ber nje lajm per kete se ato portalet e tjera opozitare vetem per bregun e lumit dhe per cunin e fahri balli derrit kan fol.

  3. Doli hapur fare kunder opozites, qe ne shqiperi ne cdokohe, nuk dine asnjehere qe te respektojne qeverine qe eshte ne fuqi pavaresisht kujt krahu i perket, jane te gjithe ti pushkatosh me buke ne goje, nuk duan shqiptaret por duan remuje qe ti shpetojne pasurise qe jane bere miljonera duke vjedhur

  4. a e kuptoni qe me i dobti e ha edhe po pati te drejte. dhe ketij sistemi ( tashme te perjetshem ) i dha vulen Edi Rama.

  5. Te tere komentuesit e siperm tregohen jo nuhates te mire te politikes qe ZV sekretari Amerikan ua thote qe ne fillim…..nuk kam ardhur per zgjidhje politike, pra ketu eshte vula, qe cdo perfaqesues qe kalon, apo vjen per situata rajonale, do mosdo qe ne linjat e shtetit, e te qetesise se popujve, do japin edhe keshilla, apo mendime standarte te politikese se shtetit te tyre. Amerika nuk ka dy politika ate te DASHit, e te perfaqesuesit qe eshte i mirepritur ne mendimet e konsultimet e tije. Por , kjo mesymje e nje ushtrie barbaresh te sektit te kuqaleve, eshte ne vazhden e frymes se kryetarit te tyre psikopat, qe me diskretitimin, e banditizmin e pushtetit, kujtoni se po ju perkrah Amerika. Kjo nuk ben vaki, sepse rregullimin e mbarevajtjen e demokracise do e rregulloi populli , doni s;doni, sepse ju jeni ne koshin megalloman te korrupsionit e te mashtrimit.

  6. Na morsh t’ligat o Vice secretary of state.
    Shqiperia po digjet dhe ti thua qe skam ardhur per te shuar zjarrin, bravo….

  7. Kjo eshte shba qe i cezarit ate qe i takon o koqet e kanarit,dil nga sistemi ti me trute e salihut dhe amerika tju mbeshtese o shpellare,plakut amerike pordhet mos i ndigjo por fjalet vath ne vesh o lul,lere salihun ne pisllikun e vet

  8. NOLT, sa po paske dale nga gjerizi i qelbesires sektiste qe te na besh propagande nga zyra apo bishti ifsheses qe te kane dhene ne zyrat e mashtrimit.Lexoje me qarte ato qe i kam shkruar se jane me te qarta se spiunlleqet e analogjite e politikaneve te felliqur te sektit. E verteta qendron mbi ato qe te kam thene , se DASH eshte politika amerikane, politikanet e ardhur bejne politikat e momentit, e shkojne ne shtetet e tjera qe kane me interes. Sa per ato te dhijerat qe ju ben SALIU juve e qe ia lepini si gjithemone, une smund tua ndaloj oreksin, kjo eshte demokracia. Por sipas tekstit, edhe ketyre dy morrave mbrapa komentues, eshte po i njejti zuzar, e bire kurvi qe ben diversion, por kete dini te beni se zanatet kryesore tashme u jane bere te ditura nga e gjithe bota se kush na ini. RRace e poshter, me poshtersira s;shkohet ne europe.

  9. EH SORJAN PO KUR SKE ARDHUR PER KRIZEN ME OPOZITEN CFARE PATE APO TE POROSIT PUTINI E SOROS ZGJEDHJE BENTE DHE ENVER HOXHA MODURO ERDOGANI PUTINI PO I FITOJNE ATA JOP OPOZITA PSE E THE ATE FJALI PRA TI PO PO TI SEPERFAJQESON AMERIKEN SHBA. DEPARTAMENTIN AMERIKAN TI ME DUKET PERFAJQESO PUTININ….

    1. ti dukesh sikur ke dal nga narnia me keto teori kospirative. po pse ca kujtuat ju qe per hater te salehut qe i kan heq edhe vizen, do toleronte amerika nje anarkist si luli? kur do ta kuptoni qe kjo qe po ben opozita behet per hater te salehut. salehu e ndjen rrezikut dhe si ujk plak, edhe pse i ka ngel vec nje dhemb do te kafshoj, po palmer ja theu dhe dhembin e fundit dje. ka ardhur kohe qe te korruptuarit te hapin krahun, perfshir dhe Ramen vet.

  10. Po mor juri te paska ngelur ne bythe prasi i lushnjes qe salihu ja u ben dhurate per protestat,mbaje ne bythe deri me dt 13 prill,kenaqu

  11. Ata qe dogjen mandatin, ata qe s’duan shtet, jane vete ata qe ishin ne qeveri perpara kesaj qeverine! dhe ata ishin dora vete qe u korruptuan/ shkaterruan arsimin, shiten dhe vodhen pasurine e shtetit, shkaterruan shtetin duke lejuar korrupsionin ne cdo cep te administrates se shtetit, gjykata dhe drejtesia fuksiononte veten per hajdutet politikane dhe mafjozet qe ishin shoket e poletikanevet!! Populli nuk i harron keta hajdute qe sot luajne rolin e ujkut qe vetem qimet nderron..
    Ishalla Rudina mblledh nje grup me indivita te paster dhe ndertojme nje opozite shpresedhenese per popullin dhe te ardhmen e shqiperise.

  12. Cilido shqiptar që ka ndjekur ngjarjet politike në Shqipëri e reagimet e “ndërkombëtarëve” apo mediave të huaja, duke dëgjuar deklaratën e z Palmer dhënë gazetarëve të mediave kryesisht të kapura nga Rama, do të shtronte pyetjet :
    – A është e mundur që z. Palmer të mos ta ketë lexuar raportin e plotë të DASH për vitin 2018, ku kjartazi kjo qeveri është akuzuar si e korruptuar në të gjitha nivelet e saj e shumë kritika të forta që përkojnë me ato të opozitës e që ky raport u botua në një shqipe të kjartë nga Zeri i Amerikës ?
    A thua se kjo qeveri na qenka bërë “më e besueshme” për DASH mbrenda këtyre tre muajve të parë të këtij viti, ndonëse drejtori i Euroazisë së VOA, z Biberaj para disa ditësh i përsëriti në një deklaratë publike ?
    – Përse z. Palmer, u nxitua të bëjë konferencë shtypi vetëm pas takimit të tij me Ramën e Spiropalin, pa u takuar me liderët e opozitës e presidentin shqiptar ?
    Me një finesë dipllomatike ai deklaroi se qeveria e tij lidhjet formale i ka me qeveritë e vëndeve të tjera e jo me opozitat.
    Që dorzimi i mandateve është quajtur edhe nga dy partitë opozitare si një veprim ekstrem që nuk ndodh në një vend demokratik parlamentar, se e përsërisin këtë edhe qeveritë e shteteve demokratike, nuk përbën ndonjë lajm. Po për cilën qeveri europiane ka formuluar DASH ndonjë raport të ngjashëm me ate për Shqipërinë ?
    Lajm përbëjnë shkaqet që e detyruan opozitën shqiptare që të ndërmarë këtë veprim, e faktet e qeverisjes diktatoriale e mafioze, ndodhën edhe mbrenda ditës së nesërme të qëndrimit të z. Palmer në Shqipëri, dhuna e ushtruar nga policia e shtetit ndaj banorëve të pambrojtur, fëmijë, gra e pleq në Bulevardin e ri të Tiranës, e ngjarja e bujëshme e sulmit të bandave që vodhën ditën me diell, 10 milionë euro, në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit.
    Nuk besoj kursesi, që ndonëse z. Palmer deklaroi bazuar në zotimet që mund të ketë dhënë Rama se do të “luftojë krimin e korrupsionin”, që Shqipëria kështu siç është, qenka “një partner i besueshëm” i SHBA.
    Jam i bindur që ai në bisedën e gjatë me Ramën, ja ka numëruar të gjitha akuzat e DASH për keqqeverisjen e tij.
    Tashmë dihet se dipllomacia amerikane e përdor karrotën për hir të stabilitetit, por ama e ka përdorur hapur edhe shkopin.
    Mesa duket, kjo krizë politike në Shqipëri, do të fillojë të marë rrugët e zgjidhjes, vetëm pas zgjedhjeve të Parlamentit europian, e ndryshimet që mund të ndodhin në Komisionin europian.
    Nëse Parlamenin europian do ta dominojnë me shumicë të majtët, shqiptarët fatkëqij të përgatiten të durojnë edhe një mandat tjetër kryeministrin me poture që tallet me të gjithë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu