• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shihni si policët pengojnë gazetarët të raportojnë dhe i kërcënojnë me arrestim

Lajme, Të fundit



Policia, përpos nxjerrjes me dhunë të banorëve të Bregut të Lumit nga shtëpitë e tyre, ka filluar të pengojë edhe gazetarët të bëjnë punën e tyre, pra të raportojnë për situatën anormale pranë banesave.

Gazetarja Dorjana Bezat, tha për ‘Neës 24’ se në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

 



4 Comments

  1. Ju te lapsit nuk ju ka ardhur qefi te na shkruani per deklaratat e palmerit amerikan ne favor te kauzez se salihut dhe lulu dhe ne vecanti te shpellareve qe komentojne te lapsi

  2. Po kari kjo quhet diktature,si trampi ne amerike me murin,si salvini me refugjatet,si makron me jelek verdhet,ti je komplet rrotKari

  3. o Idiot mendohu pak para se te shkruash, si mund te krahasosh Salvinin me kete qe po ndodh ketu, ketu flitet per qytetare te vendit tend ndersa Salvini flet per emigrante te paligjshem. Autik ngele gjithe jeten o Dylber mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *