• |
ide | kryesore

Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas (Emri)

Lajme, Të fundit



Autori i vrarë i grabitjes së djeshme të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Kështu bëjnë me dije burime të Lapsi.al.

Kanë qenë fillimisht mediat greke mbrëmjen e djeshme raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoiritetet greke.

Mediat greke raportuan se Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj  të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i Trikallas.

©Lapsi.al 

 



1 Comment

  1. Po grabisin shqiperine! Jo keta morracaket por ato qe i futen ne avion. Çdo kompani e huaj po na e pijne gjakun. 10 milione euro sjane pak per pasurine kombëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *