• |
ide | kryesore

Supergrabitja në Rinas/ Kush i tregoi autorëve për paratë dhe i mundësoi hyrjen në aeroport?

Lajme, Të fundit



Grabitja e 10 milionë eurove ditën e djeshme është një ngjarje e përsëritur. Përveç shumës së parave që është shumë e madhe, ka edhe një detaj tjetër domethënës. Autorët kanë qënë të armatosur rëndë, me armë automatike dhe granata dore të shumta. Kjo ngre shumë pikëpyetje dhe shton dyshimet.

Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, arrestohet një nga shokët i plagosur 

Si është e mundur që të cënohet sërish perimetri i sigurisë së aeroportit? Pse nuk është sinjalizuar më parë grabitja nga telekamerat apo sistemet e alarmit?

A ka bashkëpunim në këtë grabitje të njerëzve nga radhët e aeroportit, kompanisë që kujdeset për sigurinë, nga policia, kompania private që transportonte paratë dhe persona të tjerë që kishin dijeni për ngarkesën e vlerës monetare?

Ende nuk ka një përgjigje, por policia ka lëshuar katër urdhër-arreste dhe ka shoqëruar 40 persona qe mendohet se mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje ose mund të kenë informacion, përfshi këtu personel të aeroportit.

Grabitja e djeshme nuk duhet trajtuar thjesht si një ngjarje kriminale e radhës. Ajo është një ngjarje që cënon edhe sigurinë kombëtare pasi ka ndodhur brenda një zone ku presupozohet që niveli i sigurisë të jetë maksimal.

Del FOTO/ Ky është momenti i grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas 

Dhe aq më tepër kemi të bëjmë me ngjarje të përsëritur. Në verën e vitit 2016 me po të njëjtën skemë u grabitën 3 milionë euro. Ka ende detaje që duhen zbardhur nga ngjarja e sotme, por për një gjë biem të gjithë dakord. Krimi në Shqipëri ka marrë një hov të frikshëm dhe strukturat e sigurisë duken të tulatura përballë tij.

©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Eshte me te vertet nje zinxhir I nje oktapodi te vertet qe kerkon vertet
    Nje hero nje komoisar per ta zgjidhur

  2. o sa mir me qen qelbesir
    vret e vjedh askush ste kqyr
    o sa mir me qen ridhjerje
    kur ke popullin derra e dele.
    parti enver o sa mir i ke dhjer
    parti edvin o sa mir kto dele dhin.

  3. Kete rast fajin e kane kinezet, sepse nuk eshte hera e pare qe grabitesit hyjne ne piste dhe grabisin parate. Fajin e kane greket qe iu ka ikur nga burgu i Trikallas personi qe akuzohet per grabitjen. Fajin e kane policet e thjeshte qe perballen cdo dite me krimin. Fajin e kane te gjithe ata qe iu shkon ne mendje te vjedhin, grabisin e te vrasin. Askush tjeter nuk ka faj. Qytetaret e ndershem le te rrine te qete se askush nuk e ka me ta. A u prek ndonje nga pasagjeret de tek avioni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *