• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Ky është momenti i grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas

Lajme, Të fundit



Grabitja e 10 milionëve euro në momentet e ngarkimit në një avion që nisej drejt Vjenës nga Rinasi ka lënë me gojë hapur sërish opinionin publik për mënyrën se si ishte planifikuar dhe se si u vu në zbatim. “BalkanWeb” ka publikuar disa foto nga momentet e grabitjes.

Në pamje duket një person i ngjashëm me personin e vrarë, me syze, por pa maskë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë. Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “Hetimi Tatimor”, aeroportit. 3 nga autorët kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, 2 të tjerë kanë qëndruar në makinë. Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar, por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti. Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim.

Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *