• |
ide | kryesore

VIDEO/ Grabitja në Rinas, zbulohet vendodhja e “Dajës” nga Peja

Lajme, Të fundit



Është zbuluar vendodhja e njërit prej të dyshuarve të megagrabitjes së 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, pejanit Ragip Hajdini, gjatë ekzekutimit të planit nga Admir Murataj dhe grupi i armatosur në mesditën e 9 prillit.

Referuar pamjeve të siguruara nga televizioni informativ “Neës 24”, rezulton se Hajdini që thirrej me nofkën “Daja”, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur grabitësit kaluan rrethimin e Rinasit dhe morën prej barkut të një avioni shumën e konsiderueshme të parave.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria për Krime të Rënda, janë dërguar për ekspertizë. Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasit, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

 

https://www.youtube.com/watch?v=qwoSo5CifCc&feature=player_embedded



3 Comments

  1. sna mjaftojne maloket tane po duhet te vijne edhe koqevaret te vjedhin
    mos harroni ti beni edhe ketij koqes lapidar kur te vdese sic ja bete ketij tropojanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *