• |
ide | kryesore

Arrestimi i grabitësve të Rinasit në shtëpinë me qera në Qerret dhe lidhja me Amir Muratajn e vrarë

Lajme, Të fundit

Policia njoftoi arrestimin e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për një sërë grabitjesh me armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroport.


Në operacion morën pjesë rreth 300 forca policore nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.


Sipas policisë janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Policia kishte vënë 10 mijë euro për për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave.

Lapsi.al mëson se vëllezërit Eldi Çala u gjetën në një shtëpi që kishin marrë më qera në Qerret të Kavajës. Ata ishin shpallur në kërkim për dy grabitje të bujshme njëra në rrugën e Rinasit dhe tjetra ajo brenda aeroportit.

Klement Çala, 32-vjeçari nga Elbasani ishte në kërkim për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Ai ishte pjesë e grupit të Admir Muratajt që mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes së parave.

Çala dyshohet se ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në Qafë Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë.

Lidhja e Muratajt me Klement Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë.

Për grabitjen e 4.6 milionë në pistën e aeroportit në qeli ndodhen 7 persona: Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci. Në kërkim mbetet tashmë vetëm Talo Çela bashkëpunëtori i vëllezërve Çala. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "admir murataj"
Admir Murataj

1 Comment

  1. Keta me mbiemrin cell me soguri nga Skrapari.Jane marre me droge.me prostitution we need 2000.cela mbiemrin job cell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu