• |
ide | kryesore

Siguria e aeroportit përtokë/ Zbulohet kompania që merr 2.5 milionë euro për ta ruajtur

Lajme, Të fundit



Grabitja e dytë e parave që transportonin bankat me avion jashtë vendit ka hapur debate për sigurinë e aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit.

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë, ka realizuar një qarkullim vjetor prej 309 milionë lekësh, rreth 2.5 milionë euro në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare të bilancit, një shumë kjo që është arkëtuar me qëllim që firma të garantojë sigurinë në aeroport, për të cilin ka të angazhuar 152 punonjës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Skandali/Zbulohet dokumenti që bën përgjegjës Sandër Lleshin për sigurinë e areoportit 

FOTO/ Ushtria “pushton” aeroportin e Rinasit 

Skandali/Zbulohet dokumenti që bën përgjegjës Sandër Lleshin për sigurinë e areoportit 

Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me pothuajse 20%. Fitimi para taksave ishte rreth 37.5 milionë lekë, me një normë fitimi prej 12%.

Ndërsa në raport me vitin 2014, të ardhurat e kompanitë janë rritur me 30%.

Sipas përshkrimit në bilanc, ICTS Albania ushtron aktivitetin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe ofron shërbime konsulence sigurie.

Portret/ Misteri i 8 milionëve që mori me vete Admir Murataj 

Detajet/ Admir Murataj nuk njihej sepse kishte bërë operacion plastik 

ICTS Albania është krijuar në vitin 2005 dhe është 100% në pronësi të ICTS Europe dhe ka si objektiv ofrimin e shërbimeve të sigurimit të aviacionit, detar etj, shkruan monitor.

Ndonëse i ka rritur të ardhurat vit pas viti, për të dytën herë, kompania përgjegjëse për sigurinë në Rinas ka dështuar të ndalojë vjedhjen brenda ambienteve të aeroportit. Në 30 qershor 2016 u grabit një makinë e blinduar që transportonte paratë drejt avionit, ndërsa dy ditë më parë, grabitësit arritën të futeshin deri në barkun e avionit.

Shoqëria që menaxhon me koncesion aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport, në tetor të vitit 2016, sipas njoftimit zyrtar të saj u morr 100% në zotërim nga China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong. shkruan monitor.

Por, ndërkohë, zyrtarisht, sipas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit,  aksioneri i vetëm i Aeroportit Ndërkombëtar në vend, që prej 11 nëntorit 2016 është Real Fortress Private Limited. Kompania është e krijuar dhe rregullohet nga ligjet e Singaporit dhe sipas të dhënave në internet është krijuar në 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON WAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore, e cilatashmë menaxhon koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend!



4 Comments

  1. …………dhe pronari i ICTS Albania ishte shoqeruesi i riformatos . Te tjerat imagjinoini vete ……..rroft rama , rrofshin kurvat ……………………………. ropt rames dhe kurvave te rames

  2. Keta jane per tu mare zvare te gjithe. 10 kriminele jeten e nje populli ne dore. 100 vjet e njejta histori. Ore cfare populli jemi ne ? Se keta te tillet ne rrugen e tyre jane. Kete dine te bejne. Keshtu paraardhesit e tyre i kane mesuar te jene. Keta e kane bene me dhune rrugen e tyre dhe rrugen tone. Po ne e duam kete ? Jo. Atehere duhet te shohim vetem nga vetja. Pa tifozllek.

  3. Budallalleqe, ICTS eshte kompani e rregullt Hollandeze. Nuk flitet kodra mbas bregut o katunare..Kompania nuk eshte e armatosur dhe ka dhene alarmin ne kohen e duhur…te tjerat jane budallalleqe nga banda e Rames..Tjeterkund qendron “lepuri”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *