• |
ide | kryesore

Efekti domino i grabitjes në dobësimin e valutave, euro shënoi sot rënien më të madhe ditore që nga qershori i 2018-s

Lajme, Të fundit



Ndikuar nga grabitja e bujshme e shumës së konsiderueshme prej 8 milionë eurosh në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”,  rënia e valutave të tjera kundrejt lekut vazhdon të shënojë ritme të përshpejtuara.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një monedhë euro u këmbye sot me 123.58 lekë, duke pësuar kështu një rënie prej 0.62 lekësh krahasuar me tri ditët e mëparshme. Sipas historikut të të dhënave të BSH-së, kjo rezulton të jetë rënia më e madhe ditore e euros që prej qershorit të vitit të kaluar.

Ekspertët bankarë pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënieje të valutës së euros në veçanti, shpjegohet me faktin që pas grabitjes, bankat nuk mund të transportojnë më para jashtë vendit. Për rrjedhojë, janë bërë më pak transaksione këmbimi.

Sikurse edhe dje, për shkak të dobësimit të ndjeshëm të euros, tregu valutor është përshkuar nga një rënie e efektit domino të të gjitha valutave pa përjashtim kundrejt monedhës vendase. Në vetëm tre ditë, monedha e gjelbër ra me 1.5 lekë, ndërsa më pak të cënueshëm ishin paundi me humbje prej 1.11 lekë dhe franga zvicerane me 0.63 lekë.



6 Comments

  1. S’do cuditesha sikur spin doctorat e ripjerdhjes te mundoheshin ta paraqisnin kete si gje te mire sepse leku po “forcohet”.

  2. sa kara qe jeni. vazhdojn fake news te ky pordhal. jepini ushqim mercenareve te xenit se ata jan aq idiota sa ti besojn.

  3. “Mercenaret e xenit” thote mercenari. U paska dhane supervizori nje linje te re ne perputhje me ideologjine e rivdekjes “kur kapesh me presh n’bythe, thjesht shpik nje armik te ri”.

  4. Banka kur nderhyri ne treg me 150 milion euro dhe euro ra me 10lek te vjeter,keto karat e lapsit me 7milion paska rene euro,kush i futi keto euro ne qarkullim kaq shpejt se organizatori u vra,nje u arrestua,nje i plagosur te tjeret jane neper vrimat qe vetem salihu i di ne vicidol

  5. Eksperte ekonomie nuk jemi ,po te besh nje analize te trashe me llogjike paksa primitive -psh-ne treg nje mall apo produkt kur eshte i shtrenjte? ,Kur ka me shumice ne pazar apo kur ka fare pak? .Tani keto 8 milion euro u hoqen nga qarkullimi i bankave .Euro qe qarkullon ne treg duhet te blihet nga bankat me shtrenjt dhe ju ti uli vleren.Ketu eshte nje politike e erret e bankave per fitimet e tyre mendoj une me radaken time .Tani ata thone qe nuk bejne transaksione jashte por kjo valute nuk mund te depozitohet ne banken qendrore te Shqiperise .Po pati ndonje ekspert le te na i shpjegoje pak por jo nga ata te -Ridhjerjes-te Ametajve,Gjiknureve-Ballukeve-etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *