• |
ide | kryesore

Flet nga burgu vëllai i Admir Murataj-t: Dikush e ka dërguar për të marrë paratë

Lajme, Të fundit



Aleksandër Murataj ka deklaruar nga burgu se vëllai i tij Admir Murataj nuk ka qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga dikush tjetër, që ka patur informacion për shumën e parave që do të dërgohej në aeroport.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por i vëllai mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizatash dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër?. Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë”, u shpreh Murataj.



3 Comments

  1. Dihet kush e ka urdheruar, ata qe drejtojne dikastere te rendesishme shteterore dhe ne konflikt interesi jane antare dhe kryetare bordesh administrimi per sigurine, nderkohe qe jane vet pergjegjes per sigurine e rendin ne baze te ligjeve dhe kushtetutes. Zgjatja e kontrates se konçesionarit te aeroportit dhe tashme prishja e qellimshme e kontrates me pretekst sigurine, mban ere te rende per nje afere galopante korrupsioni ne dem te taksapaguesve ne kete vend. Shifni rastin e CHEZ e do e kuptoni qe grabitjet jane nje pretekst per megagrabitjen e radhes qe po duket ne horizont.

      1. Bulizmi rilindas ka marr fund si propagande prej kohesh. Eshte e qarte qe e verteta eshte e dhimbshme dhe ka kosto per ushtrine propaganistike e te rinjve gender qe bejne Call Center nga selia e partise mavi sorosiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *