• |
ide | kryesore

Policia shoqëron një prej grabitësve të dyshuar të 8 milionë eurove në Rinas

Lajme, Të fundit



Shtetasi me iniciale M.H është shoqëruar nga policia si një prej grabitësve të dyshuar për ngjarjen e të martës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve paraprake, personi i shoqëruar ka shërbyer më parë si efektiv i Policisë së Rinasit.

M.H dyshohet se u ka dhënë informacione grupit të grabitësve, duke i udhëzuar për mënyrën se si funksionon skema e sigurisë në Rinas. Deri në këtë pikë të hetimit, mendohet se në grabitje janë përfshirë më shumë se 5 persona, njëri prej të cilëve mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

I vetmi grabitës i identifikuar është Admir Murataj, konsideruar si “truri” i grupit edhe në tri grabitjet e mëparshme të blindave që transportonin paratë e bankave të nivelit të dytë jashtë vendit.  Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë.



1 Comment

  1. Sipas terezise ky eshte -koke turku-.Tani mjere ai qe ka qene ish polic ne aeropot do arrestohen per te mbuluar grabitsit e vertete .Ishallah qofshin keta por nuk e besoj.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *