• |
ide | kryesore

Gazetarët sot në protestë: Po cënohet liria e medias

Lajme, Të fundit



Një tjetër protestë zhvillohet sot, por këtë radhë nga gazetarët. Protesta është njoftuar dy ditë para, pas disa episodeve të ndodhura së fundi, ku janë cënuar gazetarët.

Njoftimi i gazetarëve

GAZETARËT NË PROTESTË
Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!



4 Comments

  1. Bravo per protesten e forte.
    Jeni qe jeni, pse s’kerkoni dhe doreheqjen e kryeminstrit te poshter dhe votableres.

  2. Se mos haroni e nuk e njoftoni edhe Fejzon.
    Nuk e di se në çfarë gazete shkruan ky “gazetar” shkurtabiq e pa qafë me fytyrë majmuni , por e kam parë nja dy herë në një studio televizive që të bën për të qeshur më shumë se Rama kur thotë se të gjitha fajet i ka “Saliu”

  3. Salihu te vriste te plagoste ose te detyronte qe ti te largoheshe ne bruksel,per nje te shtyre,nuk ju beson njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *