• |
ide | kryesore

Video / Liverpool i pandalshëm edhe për Chelsea: City tani nën presion

Sport



Liverpool imponohet në super sfidën e Anfield dhe mund 2-0 Chelsea-n e Sarri-t me një pjesë të dytë të madhe. Mane zhbllokoi rezultatin, Salah dyfishoi me një gol të jashtëzakonshëm. Kështu Të Kuqtë spostojnë Manchester City-n me 83 pikë dhe rimarrin kreun e klasifikimit me 85 pikë. Por kujtojmë se skuadra e Pep Guardiola-s ka një ndeshje më pak të luajtur.

Takimi nisi furishëm nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Në të dytën, Liverpool befasoi miqtë duke shënuar dy gola të shpejtë. Ishte Sadio Mane ai që i dhuroi avantazhin Të Kuqve në të e 51′-ën dhe vetëm dy minuta më pas, egjiptiani Mohamed Salah shënoi një gol të mrekullueshëm, ndër më të bukurit e këtij sezoni të Premier League. Pak pas golave të vendësve, miqtë patën dy rastet e tyre me Eden Hazard i cili herën e parë u frenua nga shtylla, ndërsa në të dytin nga portieri Allison. Deri në fund të takimit skuadrat vijuan lojën me të njëjtin intensitet, por pa ndryshuar rezultatin i cili u mbyll në 2-0.

Pas këtij takimi Liverpool rikthehet në krye të Premier League duke zbritur Manchester City-n në vendin e dytë. Ky i fundit fitoi po sot 3-1 ndaj Crystal Palace, por ka një ndeshje më pak të luajtur se Liverpool.

https://www.youtube.com/watch?v=1NQ5gBvTFqU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *