• |
ide | kryesore

Bardhi në prokurori: Lleshaj një mbetje e komunizmit, dorëzova prova për dhunën në protestë

Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkoi sot në Prokurori, ku ka dhënë shpjegime për padinë e bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe krerëve të policisë për dhunë ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë.

Sipas Gazment Bardhit, Sandër Lleshaj është një mbetje e komunizmit. Sekretari i PD theksoi se ka çuar në prokurori prova e fakte për dhunën e bërë ndaj qytetarëve.

Bardhi i bëri gjithashtu thirrje prokurorisë të veprojë si e pavarur dhe jo si shtojcë e policisë. Sipas Bardhit, është e papranueshme që sot 40 qytetarë qëndrojnë në burg pa asnjë provë, por vetëm sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës.

“Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë për të dhënë sqarime për akuzën e PD ndaj ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të policisë për akte dhune ndaj qytetarëve. Kam dhënë prova e fakte për veprimet e kundraligjshme të punonjësve të policisë të cilët me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët duke i penguar në të drejtën e tyre të protestës. Prokuroria e ka pasur detyrë të niste hetimet kryesisht por fakti që nuk ka ndodhur ka detyruar PD të bëjë padi. I bëj thirrje prokurorisë të mos bëhet shtojcë e pushtetit. Nuk është një organ i varur nga ministri i brendshëm. Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës.

Ministri i brendshëm e konsideron protestën të jashtëzakonshme, ndërsa grabitje në Rinas një incident. Apeli im është për gjyqtarët e prokurorët, nuk kanë për të kaluar vettingun duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk kanë për të falur. Fundi i gjyqtarëve e prokurorëve që i shërbejnë qeverisë kriminale do jetë i njëjtë me atë të qeverisë.

Ministri i brendshëm është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka e s’do ketë asnjë ministër të brendshëm, prokuror apo gjyqtar të tremb qytetarët për të drejtën e tyre. Të protestosh është një e drejtë legjitime. Vetëm për një mbetje të komunizmit protesta është puç kushtetues”, deklaroi Bardhi.

5 Comments

  1. Cfare provash dorzove o GEI i PD,policet qe plagoset,kapsollat,flakadanet,kopucet e zi qe mbanin shpellaret e skifteret qe i kishit paguar nga fondi rus i luluse.

  2. ik ore pederast nevrastenik. jam kurioz te di se cfar mendon doktori ne lidhje me zgjedhjen tende si perfaqesues i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu