• |
ide | kryesore

Pas vrasjes së studentes greke, flet nga burgu i riu shqiptar

Lajme



Thyen heshtjen dhe flet nga burgu i riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos.

Mediat greke shkruajnë, se shqiptari ka vendosur të flasë pas një heshtjeje të gjatë ndaj akuzave të rënda në adresë të tij.

Luca është pyetur në lidhje me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21 vjeçari, Manolis Koukouras, me të cilin ka qenë natën e ngjarjes. Koukouras ka thënë se fajtor i vetëm është 19-vjeçari shqiptar, ndërsa ai vetë nuk ka marrë pjesë në krim.

Luca është përgjigjur nga ana tjetër: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Por, babai i vajzës ka deklaruar se ata kanë vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim.  “E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, ka thënë për mediat greke John Topaludhi. Sipas tij, nuk është e mundur që të gjitha këto t’i bëjë një person pa asnjë ndihmë dhe i vetëm.

Ndërkohë greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg, ku po mbahen me akuzën e vrasjes së studentes, pasi ajo nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale.

Kur vajza, me të cilën ishin atë natë i refuzoi djemtë, sipas akuzës ata u rebeluan dhe e dhunuan.

Shqiptari tregoi se ishte greku që e qëlloi me shufër hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë. Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga goditja, por nga mbytja ne det.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *