• |
ide | kryesore

Vuçiç për takimin me Putin: Do bisedojmë për situatën në rajon

Planet



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të udhëtojë drejt Kinës për të zhvilluar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kuadër të forumit euroaziatik “Brezi dhe Rruga” që do të mbahet më datat 25-27 prill. Ky takim është njoftuar nga zyra e shtypit e presidencës serbe, pas takimit të Vuçiçit me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Cepurin.

Gjatë takimit me Cepurin, Vuçiç ka folur edhe lidhur me marrëdhënien e tensionuar me Kosovën, duke theksuar se bisedimet bilaterale nuk mund të vazhdojnë derisa të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe, të vendosur nga autoritetet e Prishtinës. Ndërsa, përsa i përket takimit të radhës me kreun e shtetit rus Putin, Vuçiç i ka bërë të ditur ambasadorit rus se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunimin e dyanshëm dhe në situatën rajonale.

Takimi i fundprillit është i dyti në radhë mes dy presidentëve gjatë këtij viti. Më herët, më  17 janar, Putin vizitoi Beogradin ku deklaroi se pajtohej që me Prishtinën të arrihej një marrëveshje e pranueshme me të drejta dhe detyrime reciproke në përputhje me rezolutën 1244.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *