• |
ide | kryesore

Athinë/ Arrestohet avokati, përgjohet duke biseduar me kreun e një bande kriminale

Planet



Avokati 85-vjeçar, Aleksandros Likurezos është arrestuar për implikimin në grupin “Mafia e Burgut”, në burgun e Koridalos.

Arrestimi ka ardhur pas zbulimit të disa bisedave të përgjuara me kreun e bandës kriminale i cili dyshohet të jetë një shqiptar. Bisedat u referoheshin shumave të mëdha të parave që jepeshin mes avokatëve.

Avokati i arrestuar ka qënë gjithashtu i lidhur dhe me vrasjen e shqiptarit Arbër Bako i cili është vrarë po në burgun e Koridalos.

Një person me influencë të madhe në jetën publike greke, 85 vjeçari Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht personazhe të njohur publik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *