• |
ide | kryesore

Premier League kundër racizmit: asnjë postim i futbollistëve për 24 orë, nis hashtag #enough

Sport



Futbollistët e Premier League janë rreshtuar kundër racizmit. Për të provuar të luftojnë fenomenin e diskriminimit drejt sportistëve me ngjyrë, shoqata e futbollistëve profesionistë (Professional Footballer’s Association) përmes hashtag ‘Enough’ (‘Mjaft’), ka ndërmarrë një inisiativë të vecantë që ka përfshirë lojtarët të mos postojnë asgjë në rrjetet sociale për 24 orë.

Një grevë në emër të heshtjes që ka si objektiv të reduktojë sulmet raciste në platformat kryesore, Facebook, Instagram e Twitter. “Po pozicionohemi kundër abuzimeve raciste. E kemi të qartë që platformat tona kanë përgjegjësi, e po përdorim zërin tonë për tiu kundërvënë abuzimeve raciste. Së bashku, i kërkojmë platformave të mediave sociale e enteve të futbollistëve të bëjnë më shumë”, është ajo që shkruhet në poztimin që po bëhet viral jo vetëm mes futbollistëve të Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *