• |
ide | kryesore

Statusi i veriut të Kosovës, Daçiç: Ideja e sovranitetit të dyfishtë është e papranueshme

Planet



Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka cilësuar si të papranueshme idenë për vendosjen e një sovraniteti të dyfishtë në veri të Kosovës, të ngjashëm me statusin e dikurshëm të Jerusalemit mes pretendimeve për zotërim nga Izraeli dhe Palestina. Në një intervistë të dhënë për Radio Televizionin kombëtar, kreu i diplomacisë serbe komentoi edhe Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin. “Ky takim është thirrur dhe ka habitur edhe Brukselin pasi nuk është pjesë e aktiviteteve, por ka edhe shtete të cilat janë të pakënaqura që nuk janë ftuar edhe pse janë pjesë e procesit të Berlinit, si p.sh Austria dhe Italia”, ka thënë Daciç.

I pyetur për ndonjë informacion paraprak mbi çështjet që do të parashtrohen nga Serbia në tryezën e bisedimeve, Daçiç mohoi pasjen e ndonjë propozim tjetër për zgjidhjen e ngërçit që ka ngërthyer marrëdhënien me Kosovën, përveçse kërkesës për shfuqizimin e taksës doganore ndaj mallrave dhe produkteve serbe. “Për të vazhduar dialogun është e nevojshme të hiqet taksa. Kjo është kërkesa jonë. Ndoshta do të ketë presion për të vazhduar, që të kthehemi në dialog”,  është shprehur Daçiç duke shpresuar për një presion të mëtejshëm të Brukselit mbi Prishtinën për pezullin e penalizimeve ndaj produkteve të eskportit serb.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *