• |
ide | kryesore

Grabiti një valixhe me diamante e bizhuteri në argjendari, pranga shqiptarit në Itali

Lajme



Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Zvicër për grabitjen e një argjendarie në Zvicër është arrestuar në Itali.

Ai u kap ndërsa po udhëtonte me makinë gjatë një kontrolli rutinë nga karabinierët e Saluzzo.

Shqiptari dyshohet se ka kryer një grabitje në një argjendari në Gjenevë më 28 shkurt 2017.

Raportohet se ai lidhi punonjësin e argjendarisë dhe më pas mbushi një valixhe me diamante, para e bizhuteri me vlerë 8,5 milionë franga zvicerane.

Arratisja e tij zgjati vetëm dy vite. Shqiptari ndodhet në burgun e Cuneos, në pritje të ekstradimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *