• |
ide | kryesore

Tik-tak, tik-tak… nesër afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet lokale. Çfarë do të bëjë opozita?

Lajme, Të fundit



21 prilli është afati i fundit për PD dhe LSI-në që mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Por ende nuk dihet se si do të veprojnë dy forcat kryesore të opozitës. Basha dhe Kryemadhi deri më tani janë shprehur se nuk do të hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

Për shkak se 21 Prilli është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill.

Deri më tani janë regjistruar 25 parti politike, mes tyre edhe Partia Socialiste, të cilat kanë shprehur vullnetin për pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht bojkotit të opozitës. PD dhe LSI kanë bojkotuar edhe më herët procesin zgjedhor me mosdërgimin e komisionerëve për KZAZ-të.

Një ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje partive politike të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. ‘Opozita e re’ në Kuvend është shprehur se do të marrë pjesë në këto zgjedhje, duke u regjistruar me në një parti ekzistuese ose mund të krijojnë një subjekt të ri me 3 mijë firma.

Dita e fundit e regjistrimit të koalicioneve politike është 1 maji, ndërsa 13 maji është afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe për këshilltarë bashkiakë. Ka skenarë që flasin gjithashtu edhe për shtyrje të zgjedhjeve lokale në vjeshtë. Megjithatë duhet të presim se si do të rrjedhin gjërat deri në fund.



10 Comments

  1. Opozita duhet te vazhdoje ate qe i ka percaktuar rusia me parate qe i ka dhene PD,se ndryshe rusia mer hak me dokumentat qe ka per opoziten

  2. Mas TIK_ TAKUT, a dini se cdo te ngjase. KUr sa Rama, te marre vesht se opozita nuk rregjistrohet ne zgjedhje, do merni haberin e ndritur, se Rames i ka pushuar zemra. opozita e ka pozicionin, e nuk ka gje qe ta friksoje, as TIK, TAKU, por as TAKU( Ngjela) andaj fundin do e tregoi populli ku do e ndaloi.

  3. Stalin o morr shpellari i kuq flake amerika te shkalapjerdh me gjithe katun o rrotKari i salihut dhe lulu,shko tani dhe bej ritualin e bythelepirjes

  4. Ipaemer, kanali i haleve te sektit, qe mundohesh te besh edhe politikanin< Stalini mire thote, se kujtoni ju, se po e rruan Amerika per Ramen? Jo, ore JOOooo se po qe se Amerika do kish qene qe me 91, e vendosur, qe te ndihmonte, e te luftonte kodoshet me fshesen si e ka bere ne Amerike, ju sot as qe do ishit ketu, apo keta qe ti sot perkrah. Sot nuk do kishim kryetar parlamenti ish ministrin kriminel te fund qeverisjes komuniste, apo ju kelysheve qe na vini verdalle. Prandaj, Amerika per ne ka bere, aqe sa per te bere e aqe sa e ka menduar e mendon, nuk ka ndermend Amerika ta beje Shqiperine Gjermani, apo Zvicerr, ate do mund taa bejne vete Shqiptaret e njerezit brenda, e nese do jeni ju qe vetem e xhvatni, e roberoni e shkatrroni, mjere ne. Andaj pasi te shporreni ju fara keqe e ketij vendi do mund ndreqen gabimet e maskarenjeve, e atehere Amerika do thote BRAVO, .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *