• |
ide | kryesore

Video/ City rikthehet lider në Premier: pa VAR Tottenham i mungon një penallti, Liverpool i tërbuar

Sport, Video



Një ndeshje që mund të bënte diferencën në luftën për titull, katër javë nga mbyllja e Premier League, por që në fakt përmes polemikave ka risjellë në krye të kampionatit Manchester City. Skuadra e Guardiolës është hakmarrë shumë shpejt për eleminimin nga Champions, pikërisht nga Spurs të mërkurën.

Në Etihad ka qenë gati një ‘deja vu’ e sfidës së parë, me formacionin e Guardiolës në gol pas pesë minutash lojë. Philip Foden vendosi ndeshjen, për fatin e mirë të Guardiolës, që kërkonte të linte pas sa më shpejt dëshpërimin për daljen nga Europa. Titulli kampion do të ishte një justifikim i mirë për Citizens dhe spanjollin, por nëse janë në pozita ende kryesuese kjo është edhe për favorin që iu bë në këtë sfidë: në pjesën e dytë në një aksion të Tottenhamit ku përfshihet Dele Alli, Kyle Walker e preku topin me dorë, por për arbitrin nuk ishte penallti.

Një episod deciziv në Champions vendosi kualifikimin e Tottenham Hotspurs, duke anulluar golin e Sterling për pozicion jashtë loje, pas sinjalizimit të VAR. Por teknologjia në ndihmë të arbitrave nuk është prezente në Premier dhe Manchester City me 86 pikë, kalon në renditje një Liverpool të tërbuar nga mundësia e humbur, e që në katër javët e mbetura duhet të rikuperojë një pikë disavantazh ndaj skuadrës së Guardiolës, që me këtë ritëm vështirë se mund të ndalet, edhe pse përpara ka derbin e Manchester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *