• |
ide | kryesore

Shtatë gola në dy ndeshje, pesë humbje radhazi në transfertë: Manchester United prek rekordin negativ

Sport



Në javën e 35 të Premier League Manchester United turpërohet në Goodison Park përballë Everton me një 4-0 që nuk lë vend për diskutime. Richarlison hapi serinë e golave në të 13’ në gjysmëkthesë, Sigurdsson dyfishon në të 28’ me një goditje nga distanca; pastaj Digne (56’) e Walcott (64’) nxjerrin ko Red Devils. Humbje e shëmtuar për të besuarit e Solskjaer, që tani rrezikojnë të humbasin nga sytë Arsenal e Chelsea në zonën Champions League.

Humbje dëshpëruese për Manchester United (e terta radhazi në transfertë në kampionat), që e shkon në derbin e shumëpritur me City në demoralizim total e me dy rekorde negative në histori: Humbja e pestë radhazi e Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer në transfertë në të gjitha garat. Nuk i ndodhte “Djajve të Kuq” një ecuri e tillë që në mars të vitit 1981 me Dave Sexton në pankinë.

Për ti përkeqësuar statistikat, pas tre golave të pësuara në Kamp Nou me Barcelonën dhe katër ndaj Everton, United ka pësuar 48 gola.
United s’kishte pësuar kaq shumë gola në një sezon që nga edicioni 1978/79 (63). Tani Manchester është i gjashti me 64 pikë, dy më pak se vendi i katërt, që e dërgon në Champions League, por që tani është komplikuar 4 ndeshje nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *