• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptarit i gjenden kokainë, hashash dhe euro

Lajme



Media italiane “Firenze Today” raporton se një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në qendër të Firenzes, pasi iu gjetën euro, kokainë dhe hashash.

Policia gjatë një kontrolli të territorit vuri re dy burra të dyshimtë që qëndronin në Piazza Tasso. Dy burrat u kontrolluan, edhe për faktin se ata më herët kishin qenë të inkriminuar për drogë e krime kundër pronës.

34-vjeçari shqiptar u arrestua, pasi në momentin e kontrollit, u përpoq që të nxjerrë nga xhaketa një sasi prej disa gramë kokainë.

Pas kontrollit edhe në xhepin e pantallonave të 34-vjeçarit shqiptar, iu gjet hashash dhe 200 euro të gatshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *